Categories Lajme

70 gra i zënë derën Drejtorisë së Tatimeve, punonjësit hyjnë nga mbrapa

Në një kohë kur gjendja duket se po kthehet drejt normalitetit në vend, masivisht kanë nisur protestat për mosmarrjen e pagave të lùftës, që u premtuan nga ana e qeverisë. Gjatë mëngjesit të sotëm 70 gra, punonjëse të një fasonerie i zunë derën Drejtorisë së Tatimeve në Durrës duke protestuar për mosmarrjen e pagës së lùftës. Ato thanë se nuk do të lejojnë futjen e asnjë zyrtari brenda pa u zgjidhur më parë problemi i tyre, dhe se kanë ditë të tëra që presin. Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës së tatim-taksave janë detyruar të  hyjnë nga dera e pasme, ndërkohë që protesta po monitorohet nga p.olicia. Nuk dihet ende nëse do të ketë negociata mes tyre, dhe drejtorisë së Tatimeve, pasi shpeshherë shkak për mosmarrjen e pagave bëhen vetë pronarët e bizneseve, të cilët nuk kanë aplikuar në emër të punëtorëve të tyre.

”Kemi ardhur këtu sepse nuk na është njohur paga e luftës, ndërkohë janë bërë diferencime në dhënien e pagës së luftës. Ne nuk kemi si mbajmë familjet, pronarët janë përpjekur të na vijnë në ndihmë qoftë me pagesat dhe siguracionet, qoftë me punën, por shteti na nxjerr probleme dhe bën diferencime. Çdo dokument është i rregullt, pse të mos përfitojmë pagën e luftës”, shprehen ato.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME