Categories Lajme

70 milionë lekë të investuara në Tepelenë/ Vetëm fillimi i një perspektive të re

Në qytetin e Tepelenës janë investuar mbi 70 milionë lekë, duke e kthyer këtë qytet në një pikë referimi të turizmit juglindor dhe duke thithur investimeve të sipërmarrësve të zonës, që kanë shpenzuar rreth 30 milionë dollarë.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij, në Këndin e Fjalës në Tepelenë tha se ky është vetëm fillimi i një rruge të re, një perspektive të re.

“Këtu në Tepelenë janë investuar 70 milionë lekë, nuk e di se sa dekada ka pa u investuar kaq shumë në këtë qytet. Veç kësaj kemi dhe 30 milionë dollarë të investuara këtu nga njerëzit, nga sipërmarrës apo emigrantë për të ndërtuar këtu një të ardhme, një të ardhme të biznesit të tyre, të jetës së tyre. Kush mund ta imagjinonte përpara pesë apo gjashtë vitesh se njerëzit do të vinin këtu për të investuar, ndërkohë që kur ne morëm detyrën, Tërmeti (kryebashkiaku i Tepelenës), rezistonte në kushtet e një izolimi total, duke mbledhur plehrat e lëna ndër vite dhe ndërsa Tepelena ishte vetëm e lënë në një anë, që i kalonin anash e nuk i hidhnin as sytë, e jo më të investonin”, – tha Rama.

“Rruga, që deri dje ishte një ëndërr, që shumëpak e mendonin që mund të realizohej, sot është realitet, që lidh Labërinë lart me detin poshtë, mbyll përfundimisht një histori të gjatë largësie dhe pamundësie mes Labërisë lart e Bregut poshtë dhe krijon kushtet për një zhvillim krejt tjetër. Ashtu sikurse Tepelena do bëhet pikë referimi për të gjithë ato që do të vijnë poshtë, e që si pasojë e infrastrukturës duan të ngrihen lart”, – tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME