Categories Lajme

70 persona konfirmohen me koronavirus në kroçerë

Koronavirusi tashmë ka marrë përmasa të frikshme, duke shënuar 910 viktima, ku 440 raste janë konfirmuar jashtë tërritorit të Kinës. Në Japoni, në kroçerën e ankoruar në brigjet e Yokohamas me 3700 udhëtarë, janë konfirmuar 70 raste, nga 136 që janë të dyshuar.Të dhënat janë konfirmuar nga kapiteni i “Diamond Princess”, Stefano Ravera. Autoritetet japoneze janë duke testuar qindra pasagjerë në bordin e kroçerës, të cilët kanë mbetur të bllokuar për një javë.Një çift nga Florida shprehet se kompania “Medjet” për të cilën punojnë ka shprehur gatishmërinë, për të ardhur e për t’i marrë, por autoritetet japoneze nuk po i lejojnë. Autoritetet japoneze kanë bërë me dije se do të kontrollojnë çdo pasagjer që ndodhet në kroçerë.Kroçera “Diamond Princess”, është izoluar që prej 4 shkurtit dhe pritet që kontrollet të mbarojnë më 19 shkurt. Koronavirusi përveç viktimave në njerëz, ka paralizuar edhe ekonominë kineze, pasi qindra anije mallrash nuk lejohen të ankorohen.Epidemia ka prekur edhe sportin, duke shkaktuar anulimin e kampionatit botëror të golfit për femra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Europa projekton të ardhmen me Inteligjencë Artificiale, Rama bën propagandë me Diellën

Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale, atë të Inteligjencës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më goditën pas koke”/ U dhunua në Vlorë, ja si paraqitet gjendja e Kujtim Cakranit

Avokati, Kujtim Cakrani, është dhunuar mesditën e së dielës (8 Shkurt), në ambientet e një karburanti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Gjermania në Itali për të grabitur picerinë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

Një tentativë për vjedhje me thyerje gjatë natës në Rovato të Italisë, përfundoi me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua nga dy persona në Vlorë, flet avokati Cakrani: Më goditën pas koke

Kujtim Cakrani, avokati  dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani, përfundon në spital

Avokati Kujtim Cakrani, është dhunuar ditën e sotme në Vlorë dhe është dërguar për mjekim…

LEXO ME SHUME