Categories Lajme

70 vjetori i vdekjes së Mid’hat Frashërit, Shehaj: Koha të njohim patriotët e vërtetë

Sot është përkujtuar 70 vjetori i vdekjes së mendimtarit të njohur, Mid’hat Frashëri.

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” organizoi sot homazhe në nderim të figurës së tij dhe prezantoi veprën e katërt me punë të zgjedhur të Frashërit. Themeluesi i Institutit “Lumo Skëndo”, Agron Shehaj vlerësoi figurë e Frashërit.

“Ka që nga koha e komunizmit mizor që qasja kryesore e politikës shqiptare është: historia fillon me mua. Ka shumë dekada që udhëheqësit tanë sillen si baballarë apo shpëtimtarë të kombit.

Sot është koha që ne të njohim baballarët dhe shpëtimtarët e vërtetë të kombit dhe të shqipes.

Dhe jo thjesht për patriotizëm, as thjesht për të respektuar të shkuarën. Po sidomos për të kuptuar dhe për të njohur të sotmen dhe të ardhmen. Duke mos njohur të shkuarën,
duke mos njohur ata që vërtet u përkushtuan dhe sakrifikuan për kombin, duke mos reflektuar për sfidat që kemi kaluar, ne nuk do te gjejmë rrugën e vërtetë të se ardhmes së kombit.

Duke mos njohur intelektualët e vërtetë, patriotët e vërtetë, ne do të adhurojmë idhuj të rremë, patriotë fallco dhe intelektualë sharlatanë.

Duke mos njohur ëndrrat, idetë, reflektimet, vargjet dhe këngët e atyre që hapën rrugën e pavarësisë dhe përparimit të kombit në fillimet e tij, nuk do gjejmë sot shpirtin dhe frymën kombëtare që sot na duhet më shumë se kurrë për të mbushur boshllëkun shpirtëror ku jemi.

Ne sot kemi nevojë të njohim të shkuarën që të ndërtojmë të ardhmen.

Ndaj Instituti Lumo Skëndo sot ka rëndësi më shumë se kurrë, sepse po hedh dritë tek e shkuara jonë për të ndriçuar të ardhmen”, tha Shehaj në përkujtimin e figurës së Mid’hat Frashërit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME