Categories Lajme

“700 mijë dollarë për lobim”/ Meta shpërthen ndaj gazetës austriake: Gazetë bulevardi, përdoret për qëllime spekulative

Presidenti Ilir Meta, ka folur për shkrimin në gazetën austriake Kronen Zeitung, ku thuhej se ai ka paguar 700 mijë dollarë për lobim në SHBA dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi shpenzon shifra të majme për operacione estetike.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Meta tha se artikulli përmban shpifje dhe se gazeta është “bulevardeske”. Meta deklaroi se kjo gazetë është përdorur për qëllime “spekulative për të mos thënë mafioze”.

Pjesë nga biseda: 

Ilir Meta: Është për të qeshur dhe për të qarë që shtypi… ajo një gazetë bulevardi është, përdoret për qëllime tërësisht spekulative për të mos thënë mafioze. Kjo do të provohet në gjyq, Gjyqi është proces i pakthyeshëm, qoftë edhe për faktin se jam në detyrën e Presidentit të Republikës. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur. Në një rast të tillë, i dërgohen pyetje edhe palës që akuzohet.
Në te njëjtin vend ku kam qenë unë me zotin Vasili, ka qenë edhe Fatmir Mediu, zoti Klosi dhe deputete të tjerë. Nuk kanë pasur nevojë të paguajnë sepse janë të ftuar. Nuk ka ceremoni për të sigurtë sesa inaugurimi i Presidentit. Futesh vetëm me ftesa.
Aty ishin dhe janë vendet ku ftohen personalitetet. Unë isha kryetari i Kuvendit, nuk kishte asnjë arsye të bëja ndonjë pagesë. Nuk ka patur tentativë për të bërë fotografi me Trump.
E vetmja gjë që ekziston, sepse gjithcka tjetër është një mashtrim që bie era inceneratorë.
Ajo që ekziston është një pagesë 15 mijë dollarë, e bërë në një bankë shqiptare, me vendim të kryesisë së LSI. Është raportuar menjëherë në Departamentin e Drejtësisë.
Kemi patur rekomandim ta merrnim për zgjedhjet që po vinin.
Me qëllim, për të bërë polling, pra sondazhe, fokus grupe, mbështetje për reformën zgjedhjore dhe çështje të tjera.
Ata ishin kompani e madhe, donin kontratë afatgjatë.

Ylli Rakipi: Pra kontratë me vlerë 15 mijë dollarë. A ka patur lidhje me inaugurimin e Donald Trump?

Ilir Meta: Zero. Unë isha kryetar i Kuvendit. Nuk kishte fare nevojë dhe asnjë arsye. Është një spekulim. Pse bëhet? Për të thënë që ja edhe Meta mund të ketë një Bilal apo Muzin. Kjo është rërësisht e pavërtetë dhe do të provohet në gjyq.

Ylli Rakipi: A është ndërprerë kjo kontratë përpara përfundimit? Përse?

Ilir Meta: Po është ndërprerë spse palët nuk ranë dakord. Ata donin dy vjet, ne nuk kishim interes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME