Categories Lajme

700 persona të prekur nga tërmeti i rënë në Durrës dhe Tiranë janë akomoduar deri më tani në qytetin e Vlorës

Tërmeti i dates 26 nëntor i rënë në Durrës dhe Tiranë ka shkaktuar panik tek qytetarët durrësak të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre për tu akomoduar në Vlorë. Mes lotëve dhe emocioneve ata tregojnë ndjesitë që përjetuan, sesi gjëja e parë që ju kalonte në mendje ishte të mbronin familjarët dhe fëmijët e tyre.Dikush prej tyre i është dashur edhe të sakrifikoj për të shpëtuar familjarët duke dëmtuar dhe shëndetin e tij, teksa kanë dalë nga banesat ku jetonin kanë vrapuar me vrap duke menduar vetëm për jetën e tyre e personave më të shtrenjtë dhe jo për jetën e tyre.

Familjet durrsake tashmë të akomoduara në Vlorë shprehen se ndiejnë tmerr dhe frikë të kthehen në banesat e tyre, teksa do të qëndrojnë në Vlorë derisa situata të normalizohet, me lot në sy mezi presin të kthehen në Durrës, dhe i vjen vërtet keq nga situata e shkaktuar nga tërmeti dhe braktisja që po i bëhet Durrësit, teksa nuk harrojnë dhe të vlerësojnë mikëpritjen dhe ngrohtësinë vlonjate që ju është ofruar këto ditë. Afro 700 persona të prekur nga tërmeti i rënë në Durrës dhe Tiranë janë akomoduar deri më tani në qytetin e Vlorës, në hotelerin e qytetit të Vlorës si pjesë e nismës Vlora Solidarizohet, për të dhënë një mbështetje për këta persona të prekur nga tërmeti në këto ditë të vështira.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME