Categories Lajme

72 shtretër e dyshekë ortopedikë për spitalin rajonal të Gjirokastrës/ Donacion i ministrit Çuçi dhe mjekut gjerman Schnatmann

Me iniciativën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njëkohësisht deputet i qarkut Gjirokastër, Bledi Çuçi, dhe ndihmën e çmueshme të mjekut nga Dortmundi, dr. Heinrich Schnatmann, u shpërnda sot një donacion i rëndësishëm për spitalin rajonal “Omer Nishani”.

Çuçi informoi se “dhuruam një set me 72 shtretër e dyshekë ortopedikë, si dhe komodina që do të jenë në dispozicion të pacientëve”.

“Spitali i Gjirokastrës është shumë i rëndësishëm, pasi mbulon nevojat për shërbim mjekësor të banorëve në jug të vendit. Mjekët këtu kanë bërë e po bëjnë një punë të jashtëzakonshme, sidomos në këto kohë të vështira pandemie, por pa patur infrastrukturën e nevojshme natyrisht që nuk mund të japin dot maksimumin e tyre”, tha Çuçi.

Ai theksoi se “këtë iniciativë si deputet i qarkut, do ta vazhdojë edhe me spitalin e Tepelenës e Përmetit, të cilët ndonëse kanë kapacitete më të vogla në krahasim me Gjirokastrën, do duhet të jenë të kompletuar me infrastrukturën e domosdoshme dhe të kohës për t’u shërbyer pacientëve”.

“Falënderoj pa masë Dr. Heinrich Schnatmann, për gatishmërinë e menjëhershme që tregoi pas kërkesës time për ndihmë, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë që mundësoi transportin e këtij seti”, tha Çuçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME