Categories Covid-19

75 vjeçarja me covid ndahet nga jeta në spital, familjarët nuk i gjejnë trupin

Shifrat e larta të viktimave nga Covid vijojnë të jenë prezente në vendin tonë. Shumë familjarë presin në dyert e spitaleve Covid për të mësuar rreth fatit të familjarëve të tyre. Një qytetare me lot në sy para Sanatoriumit tregon se si mëngjesin e kësaj të enjte nga spitali e kanë marrë në telefon dhe i kanë dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të gjyshes së saj. Mes dhimbjen ajo nuk tregon as emrin e viktimës, por thekson se ka disa orë që endet nga morgu në spital, në kërkim të trupit të pajetë të gjyshes. Por askund nuk po gjen përgjigje.

“Shkuam tek morgu na thanë se nuk është atje. Folëm me doktoreshën dhe na tha se është akoma aty por se është prish ashensori dhe ka shumë njerëz. Kemi gjithë ditën që vijmë vërdallë,na njoftuan në orën 6 të mëngjesit por nuk e di kur mund të ketë vdekur”, është shprehur ajo. Në mendje ka çastet e fundit kur ka komunikuar përmes videos me gjyshen e saj të ndjerë.

“Dje në darkë deri në 12 folëm. E pamë domethënë. Pardje ka qenë shumë mirë, e kishte oksigjenin e lartë, kurse dje e ka pasur oksigjenin e ulët, dhe po i thoshim infermieres, na trego parametrat, dhe ajo nuk po na i tregonte”, ka thënë ndër të tjera ajo Ndihet keq që lajmin e vdekjes  së njeriut të tyre të afërt nuk ua komunikoi mjekja që po e ndiqte .

“Doktoresha nuk është përgjigjur fare. E morëm tani të na sqaronte. E pyetëm pse nuk na ka marrë, na tha nuk dija si t’ia u thoja. Tani çfarë është kjo nuk dija si t’iu thoja. A është doktoreshë apo çfarë është? Ajo nuk na mori fare në telefon të na thoshte që ka vdekur, e kemi marr vesh nga një infermiere a sanitare, nuk e di çfarë ishte”, është shprehur ndër të tjera qytetarja. Madje ka dyshime se gjatë dy javëve të trajtimit në spital, gjyshes së saj 75 vjeçare nuk i është dhënë shërbimi i duhur nga stafi mjekësor.

“Gjatë gjithë dy javëve ne i kemi sjellë ushqime, rroba. Ajo as nuk është ndërruar, as nuk është ushqyer. Të gjitha ushqimet që ne i kemi sjellë na i kanë zbritur po prap poshtë”, e mbyll fjalën e saj mbesa e 75 vjeçares. Pacientja sipas mbesës së saj, po trajtohej me oksigjeno terapi dhe ishte e vetëdijshme deri në çastet e fundit të jetës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME