Categories Lajme

8 Dhjetori, Kryemadhi: Kjo datë bën të ulin kokën ata që braktisën misionin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në ditën e Rinisë ka shprehur mirënjohje ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit ‘90, si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah misionit të tyre për jetësimin e ëndrrës ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’. Për Kryemadhin, kjo datë na bën të ulim kokën me turp të gjithë kush në 3 dekada patën shansin të realizojnë këtë mision, por e lanë në rrugë duke braktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste.

“Përulemi me mirënjohje, sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit ‘90, si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah misionit të tyre për jetësimin e ëndrrës ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’.Gjithashtu kjo datë bën të ulin kokën në turp, të gjithë kush në 3 dekada pati shansin ta realizojë këtë  mision, por e la në rrugë duke braktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste.

Demokracia nuk është e garantuar, mirëpo ajo kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe protestë të përditshme me të padrejtën, për të qenë triumfuese ndaj kërcënimeve që i kanosen. Në ditën Kombëtare të Rinisë, vlen të theksohet nevoja e rikthimit tek ato vlera fillestare që bashkuan të gjithë shqiptarët. Shpopullimi masiv e ka vendosur Shqipërinë përballë një kërcënimi real për të ardhmen. Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit, por ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME