Categories Lajme

Eliminatoret e Europianit të moshës U-17, shorti përcakton rivalët e Shqipërisë

Edhe Shqipëria U-17 ka mësuar sot emrat e rivalëve që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Europianit 2022-2023 të kësaj moshe. Shorti i hedhur sot nga UEFA në Nyon të Zvicrës e ka vendosur Kombëtaren shqiptare, që drejtohet nga trajneri Ervin Bulku, në Grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin. Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në Grupin 7 dhe UEFA-s është vendosur që ndeshjet e kualifikueseve të zhvillohen në Kroaci në datat 20, 23 dhe 26 tetor 2022.

Ashtu si edhe në Europianin e moshës U-19, në bazë të rregullores së UEFA-s dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto eliminatore. Shorti përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e Europianit të moshës U-17 do të zhvillohet në Hungari në maj të vitit 2023. Në lidhje me këtë short, trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku foli për objektivat kryesorë që ai ka në këtë fushatë kualifikuese, duke e vënë theksin tel evidentimi i lojtarëve të talentuar dhe përgatitja sa më e mirë në fushë për t’u përballur si të barabartë me çdo kundërshtar.

“U njoha me shortin e Europianit, patjetër që janë rivalë shumë të fortë, por të gjitha ekipet që marrin pjesë janë të një niveli shumë të lartë. Do të vijojmë punën e nisur prej kohësh për t’u përgatitur sa më mirë për këtë turne dhe për të konsoliduar grupin e lojtarëve. Detyra jonë fillimisht është të seleksionojmë lojtarët më të mirë shqiptarë të kësaj grup-moshe që luajnë kudo nëpër botë dhe të zbulojmë sa më shumë elementë të talentuar, duke i promovuar më pas në ekipet kombëtare të moshave”, – tha tekniku i ekipit U-17 në prononcimin e tij për Fshf.org pas shortit. Më tej, Bulku u shpreh se ky turne është një mundësi e mirë për lojtarët e kësaj grup-moshe që të marrin eksperiencë në këto nivele. “Objektivi është që të përballemi si të barabartë me çdo kundërshtar dhe do të përpiqemi të marrim sa më shumë pikë. Është një mundësi e mirë për djemtë që të përballen me rivalë të tillë që në këtë moshë e të marrin eksperiencë dhe të përshtaten, pasi është shumë e vlefshme për të ardhmen. Sigurisht do të punojmë shumë gjatë kësaj periudhe dhe do të japim maksimumin në fushë”, – tha trajneri i Kombëtares U-17.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME