Categories Lajme

8 muaj pas vdekjes së 20-vjeçares gjatë lindjes, pezullohen nga detyra dy mjekë në Gjirokastër!

Janë pezulluar nga detyra dy mjekët e Maternitetit “Dhimitër Çuci ”  në Gjirokastër, 8 muaj pas vdekjes së 20-vjeçares Klea Muxhaj, e cila ndërroi jetë gjatë lindjes së foshnjes në maternitetin e qytetit.

Burimet thanë se dy mjekët janë Dashamir Demiri, obstetër gjinekolog dhe Kostandin Hido, mjek anestezist.

Nga hetimi i deritanishëm ka indicie se dy mjekët nuk e kanë kryer siç duhet protokollin e lindjes. Atyre iu është ndaluar edhe dalja jashtë vendit.

Pezullimi I mjekeve u be nga Gjykata e Shkallës së Parë, Gjirokastër, per caktimin e masës së sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”,  dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido,  në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit ”Dhimitër Çuçi”, Gjirokastër dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”,Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME