Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës, ku dy mjete janë përplasur keq mes tyre. Burime bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes 1 person ka mbetur i lënduar dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, por si pasojë e p ërplasjes janë krijuar radhë mjetesh. Policia ndodhet në vendngjarje për menaxhimin e trafikut, dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
