Shefja e Epidemiologjisë në Shkodër, Dhurata Hysa, është konfirmuar pozitive me Covid-19. Infektimi i saj vjen pas afro 8 muajsh punë intensive në luftë me koronavirusin, ku ka trajtuar qindra raste. Mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme Hysa është izoluar në banesën e saj duke zbatuar protokollin e sigurisë dhe kohën që i duhet për t’u shëruar.
Sipas burimeve shefja e Epidemiologjisë gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shfaqur shenja, por ka rezultuar pozitive pas tamponit të bërë. Kujtojmë që Shkodra ka qenë një vatër e nxehtë e Covid-19 në Shqipëri, që prej shpërthimit të pandemisë në vendin tonë.
