Categories Lajme

8 persona rezultojnë të prekur me covid, mbyllet kopshti në Elbasan

Kopshti numër 8 në Elbasan është mbyllur pasi 8 persona, edukatore dhe sanitare kanë rezultuar me covid. Dy edukatore rezultuan të prekura disa ditë më parë dhe tamponët e stafit nxorën pozitiv edhe 6 të tjera. Bashkia e Elbasanit mori masa për mbylljen e kopshtit dhe dezinfektimin e ambienteve pasditen e djeshme. Po ashtu 6 raste të reja me Covid 19 janë regjistruar në këtë qytet, ku mes personave të infektuar është dhe drejtori i Kulturës në Bashkinë e Elbasanit, dhe një mësuese në një shkollë private.

Me rastin e sotëm shkon në 21 numri i mësuesve aktiv vetëm në Elbasan. Lajm i mirë është fakti se  8 nxënësit e tamponuar të një gjimnazi në Elbasan kanë dalë të gjithë negativ. Pritet që klasa e mbyllur të rihapet ditën e hënë. Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u shënuarn 297 raste të reja me Covid dhe 4 humbje jete, duke e çuar numrin total të vik.timave që prej fillimit të pandemisë në 462. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME