Categories Lajme

8 plumba nga një armë e vetme/ Policia rikthehet në vendin ku u vranë babë e bir në Dukagjin, autorët i zunë pritë në një kthesë…

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult të Dukagjinit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët i kanë zënë pritë babë e bir një kthesë në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur.

Gjokë dhe Eduard Gurra janë qëlluar me 8 plumba kallashnikovi brenda në makinë, ndërkohë që prokuroria ka marrë në pyetje familjarët e dy viktimave për të evidentuar çdo konflikt të mundshëm që ata kanë pasur kohët e fundit.

Mësohet se sot policia e Shkodrës është kthyer në vendngjarje për të parë skenën e krimit, ndërsa dyshohet se plumbat janë qëlluar nga një armë e vetme, çka nuk përjashton mundësinë që autori të ketë qenë një person i vetëm.

Veç pistës që babë e bir kishin aktivitet të tregtimit të lëndës drusore, policia ka ngritur edhe atë të konflikteve për mbjelljen e kanabis sativa, duke qenë se 57-vjeçari në 2008-ën ka qenë punonjës policie dhe së fundmi kryeplak i fshatit Bruçaj. Po verifikohet nëse ka denoncuar ndonjë rast të kultivimit të drogës dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vrasjen.

Gjokë Gurra ishte babai i dy djemve, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave. Ende po punohet për identifikimin e autorit/autorëve që mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME