Categories Covid-19, Lajme

8 raste në Vlorë, 801 raste në 24 orët e fundit

etët e humbura nga Covid-19 vijojnë që të mos ulen në vendin tonë. Në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 15 pacientë dhe numri i viktimave nga Covid-19 shkon në 1582. ”5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Kurse raste të reja janë 801 nga 3842 testime. ”479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e Covid-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e Covid-19.

COVID-19 – Statistika (16 Shkurt 2021) Raste të reja ditore 801 Të shëruar në 24 orë 1058 Të shtruar në spitale 558 Humbje jete në 24 orë 15 Testime ditore 3842 Testime totale 420,818 Raste pozitive 94,651 Raste të shëruara 58,794 Raste aktive 34,275 Humbje jete 1,582

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 20674 Fier 2894 Vlorë 1746 Durrës 1713 Shkodër 1474 Elbasan 1201 Lezhë 1046 Korçë 993 Berat 981 Gjirokastër 829 Kukës 406 Dibër 318

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME