Categories Lajme

8 të prangosur në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit

Tetë qytetarë janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Mes tyre është një 17-vjeçari që ka plagosur me thikë dy të mitur 15-vjeçarë, të cilët janë në spital. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin e shtetasit të mitur R. V., 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti të çastit, ka dëmtuar me një mjet preres dy shtetas të mitur 15-vjeçar, të cilët ndodhën në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori. Në pranga dhe 8 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur 1 tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin “Mal Vilëz” Zall-Bastar. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Gj., 59 vjeç.

Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit nga Policia, ka ofruar një shumë të konsiderueshme parash që mos kryheshin veprime në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Vasfi Spaho, pasi Prokuroria e Rrethit Korçë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Rrethit Korçë, ku i kanë mbetur për të vuajtur 5 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Ekzekutimi i këtij vendimi do të bëhet nga DVP Korçë. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. J., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit K. H., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. L., 27 vjeç, pasi në menyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij;

A(F)., D, 37 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin e shtetasit të mitur R. V., 17 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti të çastit, ka dëmtuar me një mjet preres dy shtetas të mitur 15-vjeçar, të cilët ndodhën në spital, nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. D., 38 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
  2. Z., 31 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. M., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Më datë 23.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin P. S., 40 vjeç, pasi pranë fshatit Kuç, Vorë, u konstatua duke transportuar lëndë drusore të llojit dushk dhe elqer, të dyshuara të prera në mënyrë të paligjshme. U sekuestrua mjeti bashkë më lëndën drusore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME