Categories Lajme

8-vjeçari nga Berati që punon në servis kamionësh dhe autobusësh dhe është me fletë lavdërimi në shkollë

Është vetëm 8-vjeç dhe punon në një servis kamionësh. Duket e pabesueshme, por Enloeni ka nisur të shkojë në servisin e automjeteve ku punon babai i tij që kur ishte vetëm 2 vjeç, duke shfaqur një interes të pazakontë për këtë profesion e duke mësuar me detaje proceset e punës në servis.

Enloen Kajo ka qenë i ftuar këtë të enjte në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Ai është 8 vjeç, vjen nga Berati dhe është në klasë të tretë në shkollën “Mehmet Ali Vrioni”. Enloeni ka treguar se ai krahas shkollës në kohën e lirë punon së bashku me babain e tij në një servis kamionësh dhe autobusësh, ndërsa kur të rritet dëshiron të bëhet një inxhinier mekanik.

Rudina Magjistari: Si po të duket shkolla këtë vit? Enloen Kajo: Shumë mirë. Rudina Magjistari: Është e vështirë?Enloen Kajo: Është pak e vështirë, por edhe vitin e parë edhe viti e dytë me fletë lavdërimi.

Rudina Magjistari: Më thuaj pak ke nisur që dy vjet e gjysmë të shkosh te servisi i babait? Enloen Kajo: Po që dy vjeç e gjysmë. Rudina Magjistari: Babi e ka të tijin? Enloen Kajo: E ka me qira.

Rudina Magjistari: Po e ka biznes të vetin dhe ti shkon për ta ndihmuar, apo ishe kurioz?Enloen Kajo: Për ta ndihmuar. Rudina Magjistari: Po çfarë bën ti konkretisht në atë servis?

Enloen Kajo: Unë ndihmoj babin. Rudina Magjistari: Po si e ndihmon konkretisht, çfarë po bën në këtë video? Enloen Kajo: Po shtrëngoj semiakset.

Rudina Magjistari: Po shtrëngon akset e rrotës. Nëse nuk janë të shtrënguara mjaftueshëm ça ndodh? Enloen Kajo: Del semiaksi. Rudina Magjistari: Dhe del rrota kur makina është duke ecur? Nuk e komandojmë dot mirë me timon?

Enloen Kajo: Jo, i prishet gjë tjetër brenda. Rudina Magjistari: Ne mund të mos i dimë me detaje të gjitha po semiakset i shtrëngojmë gjithmonë. Ato nuk janë makina të vogla, janë makina të medha.

Enloen Kajo: Makina të medha. Rudina Magjistari: Ty të pasionojnë makinat e rënda. Çfarë do bëhesh ti kur të rritesh, mekanik? Enloen Kajo: Po, inxhinier mekanik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME