Aktori Ermal Mamaqi, duket se është i vendosur për të treguar faktin, se jo çdo libër që botohet është i vlefshëm dhe duhet lexuar. Pasi pranoi publikisht se romanet janë për pensionistët dhe të pasurit, dhe u kryqëzua nga botues e ndjekës për deklaratën e tij, Ermal Mamaqi ka vendosur të këmbëngulë në idenë e tij, dhe të mos dorëzohet. Në një video të publikuar në profilin e tij në rrjete sociale, Ermal Mamaqi e fillon mesazhin e tij me thumbime ndaj botuesve që u prekën nga fjala e tij për romanet, e më pas përmend se nga 2 milion botime të librave në vit, 80 % e tyre janë pa vlerë, dhe njerëzit duhet të zgjedhin cilin libër të lexojnë.
“Para së gjithash uroj që ky mesazhi të mos merret përsëri për keq. Bekuar qofshin romanet dhe ata që i bëjnë dhe i shesin, amennn…. Janë dy milion libra në vit që botohen në botë, çdo vit. I bie nga 4700 libra në ditë. Edhe ju po më thonë që çdo libër nga këto ja vlen për t’u lexu, çdo libër nga këto është i mirë. Domethën duhet të lexohet, vetëm pse është i botuar është me vlera. Jo mor jo po jua them 80 % e atyre nuk kanë asnjë vlerë. Edhe spo jua them unë, këtë e thonë mjeshtrat. Kështu që mos lexoni cdo gjë që ju vjen në dorë, bëhuni shumë selektiv, që ato që të lexoni t’ja vlejnë….Kështu që nëse shef një film të keq ke harxhu një ditë kohë, ama nëse ke lexuar një libër të keq ke harxhu një muaj kohë,”- janë fjalët e shkëputura nga video e Ermal Mamaqit.