Categories Lajme

80 llamba për kultivim droge, dy krutanët kishin kthyer banesat në ‘shtëpi bari’

Policia ka arrestuar dy shtetas të cilët akuzohen për kultivimin e kanabisit. Bëhet e ditur se shtetasi Gjergj Preni 53 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë, dhe Klaidjon Luka 26 vjeç, banues në Derven, Krujë kishin kthyer banesat e tyre në shtëpi bari duke e përshtatur për kultivimin e drogës. Policia ka sekuestruar 17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura, 46 Drosela, 22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë. Gjithashtu ‘blutë’ kanë shpallur në kërkim edhe shtetasin Nertil Luka 35 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LED 2”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Operacioni, i zhvilluar nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, në vijim të operacionit policor të koduar “Led”.

Zbulohen 2 ambiente (banesa), të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Sekuestrohen 17.1 kilogramë kanabis (7.6 kg në formë çokollate), 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambjente të mbyllura, 46 Drosela, 22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Derven, Krujë disa shtetas posedonin ambjente (banesa), të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AMP Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Led 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan, në flagrancë, shtetasit: Gj. P., 53 vjeç, banues në Bushnesh,Krujë, K. L., 26 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, banues në Derven, Krujë. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Gj. P. dhe N. L., shërbimet e Policisë, kanë konstauar 2 ambiente të përshtatuara për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan lëndë narkotike, fidanë e pasjise elektrike që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.

Vijon puna për kapjen e shtetasit N. L., si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME