Categories Sport

Plas te Italia, të gjithë duan shkarkimin e Roberto Mancinit

Tifozët italianë nuk ia falin Roberto Mançinit eliminimin e dytë rradhazi nga finalet e kampionatit Botëror. Ata kanë dalë të gjithë kundër trajnerit, pavarësisht se ai u dhuroi një Kampionat Europian që pakkush e priste vetëm pak muaj më parë.

Në rrjetet sociale ka shpërthyer revolta popullore e atyre që kërkojnë largimin e Mançinit dhe opinionistët në studiot televizive italiane kanë lënë të kuptohet se ishte koha që të ndryshohej diçka në ekip. Por presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, ka bërë të ditur se për momentin trajneri nuk vihet në diskutim, pavarësisht kritikave e këtij eliminimi.

Ai tha: Vazhdojmë me kokën lart, të ndërgjegjshëm që kur nuk fitohet, është bërë ndonjë gabim. Unë uroj që Mançini të vazhdojë me ne. Ka një përkushtim sa i përket projektit, uroj që të lërë pas gjërat e këqija të këtij eliminimi, ashtu si të gjithë italianët dhe që të qëndrojë në drejtimin e kombëtares për të vazhduar punën tonë. Unë për vete kam ende shumë energji.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME