Categories Lajme

Bashkëjetuesi e hodhi nga ballkoni dhe e raportoi si aksident/ “Mos trego se do të vras”, gruaja flet nga spitali: Më ka dhunuar për 15 vite rresht

Një rrëfim tronditës vjen sot në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News 24’. Bëhet fjalë për Valbona Hysenin, e cila u rrëzua dje nga ballkoni pikërisht nga bashkëjetuesi i saj, pasi e kishte dhunuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz dje.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin e gazetares Evis Ahmeti, gruaja, e cila dergjej në një shtrat spitali dhe rënkonte vazhdimisht, tregoi se partneri i saj e kishte kërcënuar që mos të tregonte për ngjarjen.

Për ngjarjen në fjalë akuzohet Dilaver Idrizi.

“Mos trego, thuaj jam varur te telat e ballkonit, dhe më ra tensioni. S’më linte, aty rrite te koka. Thoshte; mos ju trego njerëzve, se do të vras. S’më linte t’i tregoja askujt. Tani e mësuan.

Kërcënoi vëllain tim. I thash mos më kërcëno vëllain. Aty nisi, i thash që do të denoncoj, s’duroj dot më.

Reagoi dhe tha; ja tregove njerëzve të tu?! Mirë bërë, se do të gjejnë burrë tjetër. Dilaveri më ka dhunuar 15 vite rresht”, tha gruaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME