Categories Kulture

80 vite nga nisja e betejës së lavdishme të Drashovicës heroike!

Sot, 80 vite nga nisja e betejës së lavdishme të Drashovicës heroike! 🇦🇱 👉14 shtatori 1943 shënon nisjen e një prej betejave më të ashpra frontale të LANÇ-it kundër pushtuesit nazist që porsa kishte shkelur në Shqipëri.

Në këtë betejë të përgjakshme kundër garnizonit gjerman të fortifikuar në Drashovicë, ranë dëshmorë dhe u plagosën shumë partizanë.

Luftëtarët e lirisë ia dolën që të çlironin Drashovicën dhe i shkaktuan armikut humbje të mëdha. Ditën e shtunë do ta përkujtojmë siç i ka hije Epopenë e lavdishme të Drashovicës, në monumentin historik që simbolizon dy ngjarje, vitin 1920 kur lebërit i hodhën italianët në det dhe vitin 1943, ku forcat partizane bënë një nga betejat më të ashpra të LANÇ-it. Ceremonia festive mbahet në datën 16.09.2023 në orën 10:00. Të gjithë janë të mirëpritur! Lavdi Drashovicës heroike! 🇦🇱

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME