Categories Lajme

Panairet si mundësi zhvillimi traditash

Në Festivalin e 7-të Ndërkombëtar të Trashëgimisë Kulturore të Chengdu, në Kinë, një pavion i veçantë ishte lënë për mjeshtrat artizanë të punimit të instrumentave popullorë.
Një shumëllojshmëri e tillë instrumentash sa të duket se aty janë mbledhur gjithë variantet e instrumentave të botës.
Bartës të këtij zanati duke punuar përpara syve të vizitorëve, të tjerë duke u rënë instrumentave të sapo nxjerrë nga duart e tyre.
Më tej një podium i veçantë ku herë pas here ngjiten interpretues me lloj-lloj kostumesh popullore e vegla të ndryshme duke interpretuar përpara publikut që i ndjek me kreshëri.
Përmes mjeteve të zerimit e monitorëve të shumtë të vjen e zbërthyer në fjalë historiku i instrumentit, vlerat e tij e të bartësit e interpretuesit bashkë.
Të gjitha këto ndodhin brënda një mjedisi fantastik e nën një regji perfekte ndërkohë që një juri prefesionale ndjek me vëmëndje e mban shënim për gjithëshka ndodh në atë skenë-podium që hypin e zbresin pa rreshtur artistët popullorë.
Juria në fund do të ndajë çmimet për më të mirët.
Një garë që zhvillohet në një mjedis fantastik ku edhe janë ekspozuar, edhe punohet simbolikisht por edhe luhet në vegla e instrumente.
Një përvojë që ja vlen të përhapet edhe anëve tona për ti bërë më atraktive e më të gjalla ato pak ekspozita apo festivale që organizojmë.
Vetëm kështu mund të mbahet gjallë e trashëgohet tradita popullore që vjen si trashëgimi por edhe të nxitet realisht prodhimi i veglave popullore e interpretimi i tyre në breza…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME