83 nxënës në shkollën speciale Vlorë, një nga 4 qëndrat e tilla në të gjithë vendin. Femije me aftësi ndryshe,handikap, por edhe nga ata me probleme ekonomike,ndërsa për herë të parë në këtë shkollë vetëm këtë vit janë ulur 9 fëmijë. Nxënës ,të cilët ka edhe nga ata që sot duhej të ishin në klasa më të larta, por shkak i problemeve ekonomike ,kanë nisur me vonesë apo i kanë lënë në mes vitet e shkuara shkollore. Esmeralda Kapaj drejtoresha e shkollës speciale Vlorë, konfirmon se synimi mbetet integrimi i këtyre fëmijëve,në një shkollë që renditet krah katër shkollave të tilla në të gjithë Shqipërinë.Teksa thekson se për këtë vitë të ri shkollor një ndër sfidat kryesore të shkollës speciale mbetet edhe arritja sa më e madhe e rrezultateve mësimorë për këta fëmijë, që jo vetëm ti integrojmë në shoqëri por edhe të bëjmë të mundur rrugëtimin e tyre me sukses drejtë dijes. Shkolla speciale Vlorë rregjistron jo vetëm fëmijë me aftësi ndryshe, por edhe ata me probleme ekonomike,nga të cilët shumë e kanë nisurë dhe për këtë shkak me vonesë mësimi në bangat e shkollës.



