Categories Lajme

Akuzohet se vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, shqiptari u bë për spital nga banorët. Qep gojën në Gjykatë

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga karabinierët në rajonin e Torinos. Fundjavën e kaluar, ai u ndoq dhe u rrah nga qytetarët pas një vjedhjeje me thyerje në një shtëpi në Arnad të Aostës, duke marrë prej aty të paktën 5 mijë euro mall, kryesisht bizhuteri floriri dhe sende me vlerë. Banorët e goditën edhe me një mjet bujqësor, kazmë, duke i shkaktuar dëmtime me kohë rikuperimi shëndetësor një muaj.

“TGR Valle d’Aosta”, raportoi se arrestimi i 40-vjeçarit është konfirmuar dhe vepra e tij e provuar tashmë, teksa Gjykata e la në qeli. Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, e gjetën burrin shqiptar duke vuajtur nga lëndime të shumta. Ata thirrën shërbimet e urgjencës mjekësore, ku emigranti u diagnostikua me një frakturë të legenit të shkaktuar nga një rënie, ndërsa po përpiqej të ngjitej mbi një gardh privat, por edhe goditje nga banorët.

Gjykatësi në Gjykatën e Aostës ka vendosur që emigranti duhet të mbetet në burg dhe do të transferohet atje pasi të dalë nga reparti i spitalit ku ende po kurohet. Shqiptari shfrytëzoi të drejtën e tij për të heshtur, duke deklaruar vetëm se ishte kuzhinier në Shqipëri. Gjykimi i shpejtë është caktuar për 19 dhjetor.

Karabinierët raportuan se “në kohën e arrestimit të tij, atij iu gjetën 500 euro në para të gatshme, një çantë luksoze dhe objekte të çmuara, me një vlerë totale të vjedhur prej afërsisht 5 mijë eurosh”. Sipas atyre që drejtojnë hetimin, “kjo nuk është një vjedhje e qëllimshme, por një nga shumë përpjekje për të sulmuar shtëpitë në zonë”. Vjedhja me forcë duket se ka ndodhur përmes një dere me rrjetë që ishte shqyer.

Për këtë arsye, akuza është vjedhje e rëndë, e cila mbart një dënim prej 4 deri në 7 vjet burg, informon media italiane. Por për shkak të kartelës penale të pastër, pasi është pa precedentë, shqiptari mund të shpëtojë me më pak se 4 vite dënim, arrest shtëpiak dhe ndalim qëndrimi në Luginën e Aostës.

Nuk ka asnjë gjurmë të bashkëpunëtorëve, një ose ndoshta dy, që janë arratisur. Hetimet për ta po vijojnë ende. Policia tha se po kërkon edhe tre qytetarët që dyshohet se e goditën hajdutin e dyshuar me një kazmë, duke i shkaktuar plagë që besohet se do të shërohen brenda 30 ditësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME