Categories Lajme

“Ka vdekur Bajamia, hajde”/ gruaja gjendet e pajetë në banesë, fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg

Një 70 vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetme në një pallat në lagjen nr 17.

Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet që trupi t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën. Në një prononcim për mediat, ajo thotë se u shqetësuan se kishin ditë që s’e kishin parë. Ajo theksoi se e moshuara ishte e sëmurë dhe ishte e paralizuar pasi kishte rënë nga kati i katërt.

Fqinja tha se të birin e ka në burg, ndërsa nuk kishte asnjë njeri që të kujdesej për të, përveçse të motrën që jeton në Tiranë, e cila vinte nganjëherë dhe e ndihmonte.

“Kur e pamë kishte rënë nga divani. Lajmëruam motrën në Tiranë dhe i thamë hajde se ka vdekur Bajamja. Lajmëruam policinë. Ne nuk hynim e dilnim. Jetonte vetëm, nuk i dërgonte njeri. Ne dyshuam se s’po dëgjohej. Thashë hajde ta shikojmë. U ngritën të tërë komshinjtë, e pamë të vdekur. Djalin e ka në burg. Ishte në vështirësi ekonomike, pa ngrënë e pa pirë. Ishte e sëmurë. Ra nga kati i 4 dhe u paralizua. Vinte nganjëherë e motra nga Tirana dhe i bënte shërbim.”, tha ajo.

Fqinja: Më tha komshija ‘ta shikojmë njëherë Bajamen se s’po ndihet’. I thashë që hajde ta shikojmë, ikim bashkë. Ikëm të dyja, morëm dhe komshiun se kishim frikë, u fut ai komshiu dhe më pas ne. Ajo kishte rënë nga divani, i njoftuam të motrën i thamë që ‘hajde se ka vdekur Bajamia’.

Lajmëruam edhe policinë. Ne nuk hynim e dilnim me të se ishte mistrece, derën e ka të shkallmuar, ia ka shkallmuar i biri. Jetonte vetëm, as nuk hante e pinte, nuk i dërgonte njeri ushqim.

Dyshuam sepse nuk po ndihej, sepse ajo i gjuante me shkop tavanit të një komshije kur kishte nevoje për diçka. Dhe menduam të shkonim ta shikojmë, e gjetëm të vdekur.

Djalin e ka në burg, ajo ishte në vështirësi ekonomike, pa ngrëne pa pirë. Ishte e sëmurë, ra nga kati i katërt dhe u paralizua. Vinte ndonjëherë e motra nga Tirana i bënte shërbim.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME