“Po, por me 9 kushte/ A na i futën gjermanët?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision mbi vendimin e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE por me 9 kushte. “Gjermanët na dhanë një shans shumë të madh, kjo rezolutë është shpëtimtare për demokracinë shqiptare. Gjermanët kanë marrë përsipër një rol të rëndësishëm në Ballkan dhe kjo është një fat i madh për Shqipërinë. Kushtet na bëjnë të kthehemi në një vend normal dhe përmes Gjykatës Kushtetuese, Reformës Zgjedhore, na japin mundësinë ta mbajnë në presion kastën politike shqiptare që të kthehemi në normalitet”, ka thënë Rakipllari. “Ne na i kanë futur hollandezët, kujdes nga hollandezi. Gjermanët thjesht na kanë dhënë një lloj platforme”, tha Çuri.
Categories
Lajme
9 kushtet e Gjermanisë/ Rakipllari: “Kjo rezolutë shpëtimtare për demokracinë shqiptare”
