“Tërheqja e opozitës/ Zbythje apo taktikë?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision, për të cilën kanë dhënë opinionet e tyre Robert Rakipllari dhe Arjan Çuri. “Është taktikë sipas meje sepse kushtet gjermane tek të cilat besoj që opozita ka pasur një rol sepse u shprehën që negociatat duhet të hapen. Mendoj që kushtet gjermane e kthejnë më shumë në lojë opozitën se më parë. Opozita ka në favor hapjen e një dialogu për të marrë një kompromis politik. Reforma Zgjedhore ku opozita do të japi miratim është kusht për hapjen e negociatave”, ka thënë Rakipllari. “Nuk është taktikë, është shmangie. Opozita është në dëbim, Rama ka gjetur çelsin për mos t’i lënë më të futen në sistem. E gjithë kjo është një taktikë e Ramës për ta penguar opozitën të mos futet në sistem. Nuk e di se si do ta gjejë momentin opozita që të futet sërish në sistem. Qëndrimi im është ky, që duhet opozita të gjejë mënyra logjike dhe pa u dëmtuar besueshmëria e saj, që të futet në sistem”, ka thënë Çuri. “Pas 9 kushteve, kemi një përpjekje të ndërkombëtarëve për ta futur opozitën në sistem. Besoj që opozita tashmë po kërkon rikthimin në sistem. Reforma Zgjedhore, një nga modelet që diskutohet është se do futet në Kushtetutë që në çdo zgjedhje do bëhet qeveri teknike”, shtoi Rakipllari.Zone e Lire.
Categories
Lajme
Tërheqja e opozitës/ Zbythje apo taktikë? Rakipllari: “Është taktikë”, Çuri: “Shmangie, opozita në dëbim”
