Categories Lajme

9 raste të reja në Vlorë, mbyllet fasoneria

Në Vlorë janë konfirmuar sot nëntë raste të reja me koronavirus. Rastet e reja janë 5 në një fasoneri dhe 4 të tjerë kontakte me të infektuar të mëparshëm. Pas përhapjes së Covid-19 fasoneria është mbyllur sot për shkak se deri më tani janë konfirmuar aty 10 të infektuar. Ndërkaq, do të vijojë gjurmimi i kontakteve të personave që kanë punuar në fasoneri dhe të familjarëve të tyre.

Vlora u fut sërish në hartën Covid pak ditë më parë. Më 11 qershor Vlora shfaqi rastin e parë pas 3 muajsh, i cili ishte një bojaxhi që kishte punuar edhe në Himarë. Dyshohet se ai e ka marrë virusin nga kontakti me një person nga Tirana. Ndërkohë, ky i fundit mendohet se “infektoi” për së dyti Vlorën  Ai dyshohet të jetë edhe shkaktari i përhapjes së virusit, pasi bashkëshortja e tij ka punuar në fasonerinë që u mbyll sot, duke e kthyer atë në një vatër të rrezikshme. ISHP njoftoi sot për 52 raste të reja me koronavirus me një rritje të ndjeshme krahasuar me dje, ndërsa shifrat kanë qenë të larta gjatë gjithë javës së fundit.

Punonjës të fasonerisë (ata që u mbyllën) kanë dalë DJE në protestë para prefekturës për të hapur punën. Punonjësit e dalë në protestë janë shpërndarë nga policia, për shkak se janë të ndaluara grumbullimet e shumë personave. Duke lënë mënjanë frikën, punonjësit kanë kërkuar rikthimin në punë të tyre, pasi shprehen se kjo është e vetmja burim për të ardhurat e tyre, dhe për të mbajtur familjet me ushqim. Burime bëjnë me dije se të infektuarat janë 5 punonjëse femra, që nuk kanë lidhje familjare mes tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME