37-vjeçari është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi aksidentoi një 9-vjeçar teska po lëvizte me biçikletë. I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: ”A. D., 37 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës, pasi ka aksidentuar shtetasin e mitur E. Gj., 9 vjeç (biçiklist), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, informon policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. (Foto ilustruese)
Categories
Lajme
Aksidentoi fëmijën teksa lëvizte me biçikletë, shoqërohet 37-vjeçari në Durrës
