Categories Lifestyle

9 shenjat që tregojnë se keni gjetur shpirtin binjak

Përmend fjalën “shpirt binjak” dhe disa njerëz do rrotullojnë sytë ironikisht. Ideja se ekziston një person magjik, pas të cilit do të dashuroheni menjëherë është jo realiste.

Ajo që ekziston (të paktën për disa) është një person, të cilin e njihni instinktivisht, me të cilin lidheni thellësisht nga ana shpirtërore dhe i cili ju lejoni të rriteni si njeri, brenda marrëdhënies. Si ta kuproni që keni gjetur të duhurin? Një skuadër ekspertësh tregojnë shenjat.

Komunikoni pa folur
Shpirtërat binjakë e kuptojnë njëri-tjetrin në heshtje. “Ju mund të përfundoni fjalitë e njëri-tjetrit, të telefononi njëri-tjetrin në të njejtën kohë ose të ndiheni sikur nuk bëni dot pa partnerin” thotë psikologia Carmen Harra. Doktoresha Sue Johnson tha se një “shpirt binjak” di si t’i përgjigjet sinjaleve tuaja emocionale. Ata ju rrinë pranë, ju japin vëmendjen e plotë dhe i përshtaten nevojave tuaja.

E ndjeni se keni gjetur të duhurin
“Nuk ka pyetje apo dyshime. Zakonisht do të hasni një shenjë ( një zë në kokë, një ndjesi njohjeje ose një ndjesi të ngrohtë) e cila ju tregon se keni gjetur Të Duhurin.

Tërheqja fizike është e dukshme…
…dhe elektriciteti që ndjeni nuk ndodh vetëm në nivel seksual. “Kapja e dorës së partnerit, edhe shumë vjet pasi jeni bashkë, ju përmirëson gjendjen shpirtërore”.

Ndiheni rehat në praninë e njëri-tjetrit që nga fillimi
Shpirtërat binjakë ndihen rehat dhe e tregojnë veten pa patur frikën e paragjykimit, në praninë e njëri-tjetrit. “Është personi që hapet me ju, që ju lejon të shihni si është në të vërtetë. Ky është personi që ndan botën e brendshme me ju, me gjithë emocionet dhe nevojat”- thotë doktoresha Johnson.

Jo çdo gjë është perfekte. Ai/ajo ju sfidon si askush tjetër
“Një shpirt binjak nuk është perfekt, si fizikisht, ashtu edhe lidhur me rrethanat e jetës. Lidhja me të nuk do të thotë se nuk do të përballeni me sfida. “Ndryshimi është se rrethanat e jetës dhe sfidat e vështira janë fuqia lidhëse që ju mban bashkë” thotë autorja Kailen Rosenberg.

Mund të mos bini dakord për çdo gjë, por ndani të njejtin mendim për gjërat e rëndësishme.
”Një marrëdhënie e tillë nuk do të thotë që ndani të njejtat pikëpamje për çdo gjë, por qëllimet e përgjithshme dhe ambiciet janë të njejta” thotë Harra.

Lidhja i sjell të dy partnerëve paqe të brendshme
Nëse jeni me njeriun e gabuar, do të ndiheni të pasigurt për marrëdhënien dhe një lëvizje e gabuar do të ndikojë te partneri. “Ndiheni të sigurt që partneri juaj do qëndrojë pranë jush për një kohë të gjatë. S’a rëndësi se çfarë ndodh në jetën tuaj, ju jeni pjesë e një skuadre dhe do ia dilni bashkë” thotë Tracy Steinberg.

Ju dhe partneri keni identitete të  ndara, por e përballoni botën si një trup i vetëm
“Shpirtërat binjakë e kuptojnë që janë 2 pjesë e së njejtës së plotë dhe që s’ka asnjë influencë ose çështje të jashtme që e thyen lidhjen”- tha Harra.

Keni vite që e njihni njëri-tjetrin, por papritur e gjeni veten gati për dashuri njëkohësisht.
“Kur vjen puna te dashuria e vërtetë, koha është e rëndësishme. “Kam takuar kaq shumë njerëz që janë takuar në shkollë të mesme ose rreth të njëzetave, por që nuk kanë krijuar kurrë një lidhje të fortë. Kini parasysh që duhet të mbani një zemër të hapur dhe një mendje të hapur, që kur shpirti binjak të vijë, të jeni gati për t’iu përgjigjur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME