Categories Lajme

“90% e territorit do përfshihet nga reshje dëbore”, sinoptikania flet për motin në Shqipëri

Sinoptikania Adiola Bani ka folur për reshjet e dendura të shiut që prej ditësh kanë prekur vendin tonë duke thënë se nga e mërkura do të fillojnë në formën e dëborës. Në një intervistë për emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, u shpreh se në fundjavë, rreth 90% e Shqipërisë do të përfshihet nga reshje dëbore, ndërsa do të ketë temperatura deri në -10 gradë celsius nga e mërkura.

“Nga dita e mërkurë deri në fund të kësaj jave, presim rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit që është normale. Temperaturat e ulëta sjellin dobësim të reshjeve, por edhe ato që të bien do të jenë në formën e reshjeve të dëborës.

Në fundjavë presim të kemi lagështi të madhe në ajër, kështu që ato reshje që do të bien do të jenë në formën e dëborës në 90% të territorit duke qenë se kemi rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të ketë edhe temperatura nën 10 gradë celsius nga e mërkura dhe na pret një periudhë e acartë.

Këtë javë, përjashtim do të bëjë dita e mërkurë që do të sjellë reshje në intensitet deri në mesatar. Të enjten presim shumë pak reshje, por në fundjavë i presim më të pakta. Ndërsa me një parashikim një javor themi që reshjet do të jenë në formën e dëborës. Nga e premtja do të kemi mot të acartë, presim një tërheqje javën e kaluar, por jo të plotë”, tha Bani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME