Categories Lajme

“900 euro, më pak s’bëhet”, zbardhen përgjimet e efektivëve të Rrugores, merrnin rryshfet për patentat e pezulluara

Dalin detaje nga dosja hetimore për dy efektivët e policisë rrugore, tashmë të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Bëhet fjalë për efektivët Amarildo Lika dhe Eljo Picoku u merrnin deri në 1 mijë euro, drejtuesve të automjeteve për t’i rikthyer patentat e pezulluara.

Në dosjen e siguruar nga ABC News, është zbardhur një prej këtyre episodeve, ku nga përgjimet ka rezultuar se shtetasit S.T i kërkohen 900 euro për t’I rikthyer patentën e pezulluar për 6 muaj.

Pjesë nga dosja hetimore:
-Shtetasi S.T, me cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, deklaron se ka kontaktuar me shokun e ti, shtetasin Revi Osmani, te cilit githashtu ja kishin pezulluar patentën, por e kishte rimarrë pasi kishte njohje me punonjës të policisë. Nga ky komunikim rezulton se leja e drejtimit është marrë me date 05.11.2022 dh për këtë gjë është paguar vlera prej 900 euro.

“R.O : “O Zio sa muaj ta kanë heq, 6 muaj?”
S.T: 6
R.O: 900 euro
R.O: Më pak s’behet se 100 i ka ul se spo merr kafe ai sekseri
R.O: Se 1000 e kan si norm
R.O: Se esht 6 muaj prnd
S.T: Shume fare o vlla
R.O: Pse shum jan se esht 6 muaj
S.T: Po kur e merr psh ai
T.S: Ta takoim Ne sot
R.O: Un x vete pagova 500 euro per 3 muaj qe ma hoqen
R.O: Time 6
S.T: Po ok po per sa e merr dmth
R.O: S’di
R.O: Nga sistemi hiqet pa merak
S.T: Po ok e takojm dot sot
R.O: Per me e taku se takojm dot se nuk do qe t’dihet se kush esht
R.O: Dhe ja jap njeriut t vet kafen
R.O: Se ai esht brenda te drejtoria rrugores
S.T: Marr vesh
S.T: O vlla thjesht kam hall sa e sigurt eshte se s’jan pak lek
R.O: E un x vete se kam taku vet vec ja kam dhon nje kusho lekt e osht marr ai se s’ka besim te tjeret
R.O: 10000% e sigurt*
Revi Eri Osm: Kshu sbesoja as un
R.O: Po vec kur m sollen patenten te dyqani
S.T: Ok
S.T: Ku te te takoj une
R.O: (i dergon nje foto te procesverbalit te konstatimit te shkeljes me numer serie 3151206, me sanksion gjobe 35 000 leke dhe mase plotesuese pezullim drejtimi 3 mua)
R.O: A Ni posht pallatit tat
S.T: Ku te duash vila ja te marr leket
R.O: He se tak posht pallatit tat see jom m afer
R.O: Sa t’me bej rruga nga Kamza
S.T: Ok
R.O: 6 min jm aty
S.T: Ok vlla

/Abcnews/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME