Categories Kuriozitete

920 mln ton ushqime në vit përfundojnë në koshin e mbeturinave

920 mln ton ushqime shpërdorohen çdo vit në planetin tonë dhe përfundojnë në koshin e mbeturinave. Me fjalë të tjera, 17% e ushqimit botëror në vitin 2019 u hodh poshtë, në kushtet kur ishte ende i konsumueshëm. Dhe në të njëjtën kohë, në vitin 2019 në Tokë 619 mln persona vuajtën nga uria. Këto janë statistikat e programit mbi ushqimin dhe ekonominë të Kombeve të Bashkuara.

Anketimi është kryer në 54 vende që janë pjesë e OKB, dhe janë vëzhguar sasitë e ushqimit në shtëpi, të restoranteve, të zinxhirit të prodhimit dhe shpërndarjes ushqimore. Rezulton se shpërdorimi më i madh verifikohet në familje, pavarësisht të ardhurave. Nga kuzhinat e konsumatorëve përfundojnë në mbeturina 11% e sasisë totale të ushqimit, në shërbimet e restoranteve 5% ndërsa në shitjen ne detaj vetëm 2%.

Sipas statistikave të KB, për çdo banor të Tokës mesatarisht konsumohen 121 kg ushqim në vit, nga të cilët 74 në shtëpi. Vendet anëtare të OKB janë zotuar që të përgjysmohet sasia e ushqimit të shpërdoruar brenda vitit 2030, objektiv ky i nënshkruar në Agenda 2030. Por OKB ngre shqetësimin se jemi ende shumë larg arritjes së objektivave.

Shkurtimi i sasisë së shpërdoruar shërben edhe për luftën ndaj kequshqyerjes, por pasojat ndjehen edhe në mjedis. Përllogaritet që rreth 10% e gazrave serë në atmosferë mbërrijnë nga prodhimi i ushqimit, përfshirë këtu kultivimin, përpunimin dhe transportin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME