Categories Lajme

9,4 milionë njerëz në botë nuk e dinë që janë të infektuar me HIV

Programi i Kombeve të Bashkuara për luftën kundër HIV/AIDS, UNAIDS ka njoftuar se sipas të dhënave të vitit 2017, 75 për qind nga numri i përgjithshëm i të prekurve me HIV e dinë që janë të infektuar me virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rezultatet e raportit të ri të UNAIDS tregojnë se testimet me HIV si dhe trajtimi i saj kanë ndihmuar në zbulimin e një numri më të madh të personave që jetojnë me këtë virus.

Raporti i OKB-së thekson se vitin e kaluar në botë rreth 36,9 milionë njerëz kaneë jetuar me HIV, prej të cilëve 21,7 milionë janë trajtuar.

Në të njëjtën periudhë rreth 1,8 milionë persona janë infektuar me virusin, ndërsa 940 mijë kanë vdekur nga AIDS-i.

Sipas rezultatit të raportit të UNAIDS-it për vitin 2017, 75 për qind nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga HIV, e kanë ditur se janë të infektuar, ndërsa në vitin 2015 ky numër ishte 67 për qind.

Është brengosës fakti se madje 9,4 milionë njerëz në botë fare nuk kanë informacion se janë të infektuar me virusin, kështu që UNAIDS apelon që këta njerëz urgjentisht të bëjne testin për HIV dhe të fillojnë me trajtimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME