Konfirmohen 10 raste të reja
Greqia ka konfirmuar 10 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 99 numrin e të infektuarve.
Njoftimin e dha Ministria e Shëndetësisë në vend nëpërmjet një deklarate.
Mësohet se 29 raste po kurohen në spitale ndërsa 68 të tjerët në shtëpi.
Për 2 raste nuk është vendosur akoma se ku do të trajtohen.
Shkon në 89 numri i të infektuarve
Lista e personave të infektuar me koronavirusin në Greqi vazhdon të rritet.
Numri i personave të infektuar ka shkuar në 89, shkruan media greke Zougla.
Mësohet se 3 pacientë ndodhen në gjendje të rëndë.
Ditën e djeshme Greqia vendosi të mbyllë të gjitha institucionet arsimore për 14 ditë si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit
