Categories Lajme

Vdekja e të moshuarës nga koronavirusit, Rakaçolli: Vuante nga disa sëmundje, përpjekje maksimale për ta shpëtuar

Ministria e Shëndetësisë bëri një deklaratë për mediat, pak orë pas vdekjes së të moshuarës nga Durrësi për shkak të koronavirusit. Zëvendësministrja u shpreh se ajo vuante nga disa sëmundje. Rakaçolli u shpreh se e moshuara ishte te personat që kanë risk për vdekje nëse preken nga koronavirusi. Ajo u bëri apel qytetarëve për të kufizuar lëvizjet me qëllim shmangien e infektimit nga koronavirusi.

Mira Rakaçolli: Nuk mundi të mbijetojë si pasojë e komplikacioneve prej të cilave vunate prej vitesh. Ishte një e sëmurë që vuante nga insuficienca kardiake e rëndë, kishte çrregullime të ritmit të zemrës, kishte sëmundje kronike të mushkrive, kishte tiroide dhe kishte kryer para disa vitesh by-pass kardiak. Ishte në grup të atyre personave që kur preken nga koronavirusi kanë rrisk. Pavarësisht përpjekjeve maksimale që janë bërë nga ana e mjekëve të spitalit të Durrësit, pacientja nuk mbijetoi. 

Deri më sot ajo është trajtuar nën kujdesin intensiv në Durrës. Sot është kërkuar transferimi i saj në QSUT, në çastin që po merreshin masat për transportin e saj gjendja ka agravuar. Siç ju kemi informuar deri më sot, ky virus prek moshat e mëdha dhe kryesisht ato mosha që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. U bëjë thirrje qytetarëve të jenë bashkëpunues me stafet tona mjekësore. Kushdo që ka histori udhëtimi të vetë-karantinohet. Të kufizojnë lëvizjet sa më shumë të mundit. Kemi nevojë bashkëpunimin e qytetarëve me këtë koronavirus. 

Vijon…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME