Categories Lajme

A do dalin në lista të përbashkëta me Bashën? Kryemadhi zbulon detaje, komenton dhe përplasjen Rama-Meta

Nuk ka taktikë elektorale që sjell më shumë vota për Edi Ramën, kjo ishte deklarata e bërë nga ana e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, kur u pyet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që heqin koalicionet parazgjedhore.

Kryemadhi tha se opozita do të fitojë në mënyrë plebishitare, dhe se Edi Rama nuk mund të bëjë asgjë për të ndryshuar votën e qytetarëve.

“Ne për hir të së vërtetës jemi përballur me artificat e Edi Ramës, taktikat elektorale nuk shtojnë vota në kutitë e votimit, në fund të fundit numri i votave në kutitë e votimit është i njëjtë. Ne jemi në pritje të asaj që do të ndodhë me Kodin Zgjedhor, presidenti i Republikës ka deklaruar se do ti japë edhe një shans mazhorancës, që të mos dalë mbi marrëveshjen e 5 Qershorit.

Sa i takon kalkulimeve, të jeni të bindur se fuqia e opozitës do të jetë e jashtëzakonshme, kemi kohë për të folur sa i takon listave. PD është në përfundim të procesit, ne si LSI do të jemi në zgjedhje deri në fund të Nëntorit, partia jonë është e hapur ndaj kujtdo, veçanërisht ndaj të rinjve dhe të rejave që janë fuqia jonë më e madhe”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa komentoi dhe përplasjen e vazhdueshme mes presidentit dhe kryeministrit.

“Debati mes presidentit dhe kryeministrit në ikje, mund të them që në PS dhe në elektoratin e majtë, angazhimi i zotit Rama tregon frikën dhe panikun që ai ka. Ajo që mendoj unë është se reagimet e zotit Rama, duke bërë skip problemet reale, bëhet për të tërhequr vëmendjen”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME