Ish ministri Brendshëm, Saimir Tahiri është shprehur se kthimin në PS e ka në dorë vetëm ai dhe asnjë individ tjetër brenda asaj partie.
Saimir Tahiri: “Sa i takon rikthimit tim në politikë ose jo se di pse e keqkuptoni sikur patjetër rikthimi është në qeveri ose qeverisje. Nuk do të thotë të kesh një karrige që të kesh një kontribut të caktuar në publik. Kështu që nuk e kam menduar këtë çështje tani.
Jam duke i përpjekur ti shkoj rrugës sime për drejtësi dhe për të vërtetën time deri në fund pastaj se çfarë do bëj me karrierën dhe jetën time këtë nuk e ka në dorë as partia dhe as cilido individ brenda asaj partie, e kam në dorë vetëm unë.
Më lini ti shkoj deri në fund kësaj historie, është shumë e rëndësishme për mua historia e jetës sime për të bërë drejtësi dhe për ti shkuar deri në fund, më e rëndësishme se kurioziteti juaj se çdo bëj unë pas kësaj. Këtë nuk e ka askush në dorë përveç meje.