Categories Showbiz

A do rikthehet Einxhel në Big Brother? Produksioni merr vendimin e papritur

Edhe pse theu krahun brenda shtëpisë së Big Brother Vip gjatë një loje që po zhvillonte me banorët e tjerë, produksioni i “Reality Show-t” ka dhënë lajmin se moderatorja Einxhel Shkira do të vazhdojë lojën dhe do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm moderatorja tregoi se ndërhyrja kishte shkuar mirë dhe se ishte në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por nuk u dha vendimi final për rikthimin e saj në shtëpi ose jo. Vendimi u mor ditën e sotme pas konsultimit të ekipit mjekësor, duke parë dhe ecurinë e gjendjes së Einxhel.

Lajmi për rikthimin e saj në shtëpi është dhënë në faqen zyrtare të Big Brother Vip në Instagram, ku theksohet se mjekët kanë vlerësuar se gjendja shëndetësore është e mire dhe se “Big Brother ka vendosur që ajo të rikthehet”.

Postimi i plotë:

“Big Brother” ka vendosur pas konsultimit me ekipin mjekësor se Einxhel është në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të rikthehet në garë duke iu bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri!

Incidenti i rëndë ndodhi teksa Einxhel Shkira po zhvillonte një nga lojërat e organizuara me konkurrentët e tjerë. Sfida ishte të hipte sipër një “rrotë” të improvizuar (një nga kolltuqet në shtëpi) dhe të rrotullohej së bashku me të. Në fillim banorët e pritën me të qeshura dhe me shaka por moderatoja shprehu mbrëmë se në momentin e incidentit nuk ka dashur të përhapë panik ndaj e ka kaluar me të qeshur. Gjithashtu ajo falendëroi banorët që i kanë qëndruar afër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME