Categories Lajme

Bllokohet “Lambo” 200 mijë euro në Elbasan

Policia e Elbasanit bllokoi pasditen e djeshme një makinë luksoze pasi dyshohet se është blerë me të ardhura që kanë burim aktivitete të jashtëligjshme. Bëhet fjalë për një makinë tip “Lamborghini” me vlerë rreth 200 mijë euro, në pronësi të një 36-vjeçari nga një fshat pranë Elbasanit.

Bllokimi i makinës është bërë sipas parashikimeve të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Burime bëjnë me dije se makina ndodhet në komisariat, ndërsa policia nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar për rastin në fjalë, në pritje të mbylljes së verifikimeve të nevojshme.Pas këtij veprimi, policia ka nisur hetimin pasuror për 36-vjeçarin për të vërtetuar ose hedhur poshtë akuzën e saj ndaj tij. Deri në këtë moment, makina luksoze do të qendrojë e bllokuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME