Categories Lajme

A do rikthehet karantina? Brataj: Do ketë ashpërsim masash!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, duke folur për situatën e Covid-19 në vend, tha se nuk do të rikthehet karantina dhe izolimi, për shkak të rritjes së shifrave të infektimit dhe viktimave nga koronavirusi. Sipas Bratajt, do të ketë ashpërsim të masave, ndërsa shtoi se do të rritet edhe numri i testimeve, duke shkuar deri në 1 mijë në ditë.

“Nuk diskutohet mbyllje dhe as karantinë. Ashpërsim masash mund të ketë në forma të ndryshme, siç po bën gjithë bota. Ajo varet edhe me sistemin shëndetësor, që nuk mund ta çojmë në kolaps. Për fat të mirë, 51% e të infektuarve janë shëruar.

Janë spitalet Covid, pastaj janë spitalet rajonale, që do t’i përgjigjen nevojave të njerëzve. Do të rriten edhe testimet, që do të shkojnë deri në 1 mijë në ditë. Shtimi i testimeve bëhet për parandaluar më shpejt përhapjen e infeksionit. Nga shtimi i testeve do të rritet edhe numri i të infektuarve, por nuk presim shifra shumë të larta”, tha Brataj.

Më tej, Brataj theksoi se “Pas 3-4 javësh që dola negativ ndaj koronavirusit, pati një moment që pata sërish probleme, fillova të ndihesha keq. Në atë kohë po bëja shumë aktivitet fizik dhe thashë ‘një sekondë, se unë mushkërinë e kam të dëmtuar, ndonëse jo 100%’”.- tha Brataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME