Categories Lajme

A do të bashkëpunojë BE me Berishën në rast se kthehet në krye të PD? Flet për herë të parë Soreca

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka folur nga Korça në lidhje me propozimin e PD-së për Vetingun në radhët e politikanëve, si dhe për garën e brendshme në PD mes Bashës dhe Berishës.

Soreca u shpreh se nisma e PD për vetingun tregon rëndësinë që ka pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, ndërkohë që nuk e mohoi bashkëpunimin me Berishën, e shpallur non grata nga SHBA-të.

Soreca tha se ambasada e BE nuk e ka ndaluar komunikimin me politikanët shqiptarë në asnjë moment, e madje as në kohën kur opozita dogji mandatet dhe braktisi Kuvendin.

Vetingu i politikanëve: Ne nuk kemi pasur ende mundësinë që ta shohim propozimin dhe në fakt e dimë që është dorëzuar nga PD në kuvend. Siç e thashë edhe dje kjo është demokracia, ja si funksionon ajo, që opozita është kthyer në Kuvend dhe dërgon nismat e veta.

A do të bashkëpunojë BE me Berishën në rast se kthehet në krye të PD? Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi bashëpunuar me PD edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike.

Agjensia e Medias që është propozuar nga Rama Është roli kyç i medias dhe gazetarve të marrin pjesë në aktivitet që zhvillon çdo institucion. Media duhet të jetë e lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME