Categories Lajme

A do të bëhet váksina për covid me détyrim?! Anthony Fauci e thotë prérë

Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka thënë se nuk pret që vaksina e koronavirusit të bëhen e detyrueshme për të gjithë amerikanët.“Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë masën e detyrimit për vaksinim, veçanërisht për publikun e gjerë”, tha Fauci gjatë një forumi të mbajtur online, transmeton BBC.  “Nëse dikush refuzon vaksinën, atëherë nuk ka asgjë që mund të bësh për këtë. Ju nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë”, tha ai.Komentet e tij bien ndesh me ato të kryeministrit australian,

Scott Morrison, i cili më herët tha se ai dëshiron që vaksina ndaj koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, të bëhet e detyrueshme “aq sa është e mundur” për të gjithë australianët. Morrison i bëri komentet derisa qeveria e tij nënshkroi një marrëveshje me kompaninë anglo-suedeze “AstraZeneca” për të prodhuar vaksinën e mundshme ndaj COVID-19, e cila u zhvillua nga Universiteti i OksforditStudiuesit shpresojnë të kenë rezultate të një prove të efikasitetit të fazës së tretë deri në fund të vitit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 25 vaksina aktualisht duke kaluar në prova klinike dhe më shumë se 100 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën. Dy fazat e para të testimit përfshijnë një grup më të kufizuar njerëzish, por faza e tretë e testimit përfshin miliona njerëz dhe procesi zgjatë për disa muaj, thotë OBSH-ja, e cila ka kërkuar nga të gjitha kompanitë dhe shtetet që t’i përmbahen udhëzimeve për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME