Categories Lajme

A do të ekstradohet Selami Shimshek? OKB: Po monitorojmë nga afër procesin gjyqësor

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka reaguar për rastin e shtetasit turk, Selami Shimshek i cili ka kërkuar azil në Shqipëri.

OKB, ka bërë me dije se po e mban nën monitorim rastin, teksa familjarët e Shimshek kanë kërkuar pranë kësaj organizate që ta regjistrojnë si çështje të të drejtave të njeriut.

Selami Shimshek u ndalua në Rinas gjatë kohës kur po tentonte të largohej nga vendi ynë me një vizë kanadeze të falsifikuar. Sipas prokurorisë, Shimshek ka paguar 5 mijë euro në tregun e zi.

Bashkë me të, u prangos edhe bashkatdhetari i tij Harun Çelik. 42-vjeçari Çelik u deportua drejt Turqisë më 1 janar viti nga autoritetet shqiptare, me një procedurë që ende është e paqartë, ndërsa avokatët kanë kërkuar nga Policia e Shtetit informacion zyrtar.

Çelik konsiderohet si mbështetës i lëvizjes Gyleniste, që është cilësuar nga presidenti Erdogan si organizatë terroriste që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.

Nuk dihet nëse Shimshek do të ketë të njëjtin fat si Çelik, i cili u deportua me procedura urgjente drejt vendit të tij

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME