Categories Lajme

A do të ketë reshje bore në Tiranë? Ja ç’thotë meterologu…

Meteorologu Akil Osmani ka treguar se dita e nesërme do të jetë dita më e ftohtë e 10-ditëshit të parë të janarit. Në një intervistë për “FaxNews”, Osmani ka deklaruar se gjatë të martës temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme, ndërsa moti do të jetë i mbizotëruar nga kthjellimet.

“Në vijim pritet që kushtet atmosferitke të jenë të qëndrushme sepse vendi do të mbiztoërohet nga kthjellimet. Pasditen e sotme do të kemi shtim të vranësirave në zonat veriore dhe veri-linodre, që do të sjellin edhe reshje të pakta dëbore.

Por më pas do të kemi një kthjellim të situatës. Dita e sotme përsa iu përket temperaturave ka patur ulje të ndjeshme në vlerat minimale, por edhe në ato maksimale. Rënia e temperaturave do të vijojë edhe ditën e nesërme duke bërë që të shënojë vlera minimale në zonat malore me 12 gradë Celcius, që në fakt do të jetë edhe dita më e ftohtë e 10-ditëshit të parë t ëmuajit janar, por mesdita sjell një rritje të temperaturave”, tha meteorologu.

Sa i takon stuhisë së erës që përfshiu dje gjithë vendin, Akil Osmani ka sqaruar se intensiteti do të vijë në rënie. “Dita e sotme dhe e nesërme do të ulë intensitetin e erës, duke bërë që ajo të jetë prezente më shumë në det të hapur me shpejtësi 60 km/ orë.

Edhe në ditët në vijim intensiteti i erës do të bjerë. Edhe gjatë 10-ditëshit të dytë të janarit do të kemi episode që do të sjellin kushtet e një dimri normal, duke sjellë temperatura të ulëta. Zona që do të ketë vlera më të ulëta do të jenë Puka, Kukësi, dhe zonat lindore si qyteti i Korçës dhe Ersekës. Ndërsa vlerat maksimale pritet të shënojnë qytetet bregdetare”, u shpreh Akil Osmani.

Ai ka treguar edhe nëse kryeqyteti do të mbulohet nga dëbora gjatë këtyre ditëve. “Reshjet e borës do të jenë prezente, por në zonat e thella malore sepse atje pritet të shënohen edhe vlerat negative. Sa i përket qytetit të Tiranës, gjatë kësaj jave nuk pritet të ketë reshje të borës. Flasim për 10-ditëshin e parë, më pas duhet sqaruar situata”, tha Akil Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME