Categories Lajme

A do të ketë sërish mbyllje të kufijve? BE nxjerr planin e ri të lëvizjes, vendoset koncepti i ‘semaforit Covid’

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në gjithë Evropën. Sot u zyrtarizua në Luksemburg sistemi “semafori i BE-së”, i propozuar nga Komisioni Evropian në shtator. Sipas këtij propozimi, qeveritë synojnë që të shmanget mbyllja e kufijve, e cila do të kishte pasoja të tmerrshme për ekonomitë e Evrozonës, por edhe të vendoset tamponi i detyrueshëm për të gjithë personat që hyjnë nga zonat e kuqe

Sipas marrëveshjes, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të publikojë një hartë javore të situatës rajonale në vendet e BE-së, me një kod ngjyrash bazuar në nivelin e rrezikut: E gjelbër, portokalli dhe e kuqe. Informacioni, do të bëhet i disponueshëm online, ku përdoruesit mund të kërkojnë vende të veçanta për të parë nëse kufijtë janë të hapur dhe cilat kufizime ekzistojnë, si edhe lidhje me informacionin epidemiologjik të vendit. Ngjyra e semaforit të një rajoni të caktuar do të varet nga numri i rasteve të reja për 100.000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit dhe shkalla e testeve pozitive.

Ndërsa pjesë e këtij sistemi, do të shtohet edhe ngjyra “gri”, për zonat ku ka të dhëna të pamjaftueshme ose ku numri i testeve të kryera për 100.000 banorë konsiderohet shumë i ulët.

Si do funksionojë: Udhëtarët që vijnë nga një zonë portokalli, e kuqe ose gri mund t’u kërkohet t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes. Ata që vijnë nga zona të gjelbërta të përcaktuara me kritere të përbashkëta nuk do të vuajnë asnjë lloj kufizimi në lëvizje dhe udhëtim.

Sistemi i ngjyrave u përcaktua kështu: Të kuqe: Zonat me rrezik të lartë, që kanë më shumë se 50 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose më shumë se 150 raste për 100.000 me më pak se 4% të testohen pozitivë.

Portokalli: Zonat me rrezik të mesëm, me më shumë se 25 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose rreth 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë. E gjelbër: Zonat me rrezik të ulët, me më pak se 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME