Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas një reagimi nga familjarët e gazetarit në profilin e tij në rrjetet sociale, personat që e kanë dhunuar janë identifikuar, madje ata i kanë bërë thirrje edhe një vajze të njohur të showbizit shqiptar, “të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit”.

Krahas reagimit ata kanë publikuar edhe një foto të gazetarit, tek dallohet fytyra e gjakosur dhe syri i dëmtuar.

“Të dashur miq, Ditën e djeshme, rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare nga persona tashmë të identifikuar. Kërkojmë veçanërisht që një personazh i showbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit. Eltoni është në luftë për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të jetë përsëri si dikur, mes nesh. Me shumë dashuri, Familja”, shkruajnë ata.

PADITË NDAJ GAZETARTIT NGA PERSONAZHET VIP

Kujtojmë se pak kohë më parë, Elton Tozaj ka njoftuar se është paditur nga moderatorja shqiptare Luana Vjollca, pasi ai deklaroi se Luana ishte “fiksuar” pas ish-partnerit Krenar Çoçaj dhe se e ndiqte atë dhe partneren e tij aktuale, Endi Demnerin.

Ai përmendi disa raste të pretenduara, si: një fluturim drejt Milanos ku, sipas tij, moderatorja gjendej në të njëjtin avion me çiftin, afërsia e vendndodhjes së saj gjatë pushimeve të verës në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku gjendej ish-partneri.

Pas emisionit, avokati i saj ka kontaktuar gazetarin për të kërkuar sqarime dhe prova mbi deklaratat e bëra në publik.

Tozaj vetë e bëri këtë publik përmes një postimi në “Instagram Story”, duke shkruar: “Qesha shumë! Pas intervistës time vip-ja e radhës Luana më vë avokatin të më marrë në telefon. Këto s’kanë as guximin të telefonojnë aq të dh… janë! Klm dhe së shpejti me listën kush e del nëpër burgje si eskort”.

Tozaj reagoi sërish në një intervistë në media, duke thënë se nuk ka frikë nga procesi gjyqësor dhe se, personazhet e televizionit po mundohen ta frikësojnë në mënyra të ndryshme që të mos flas.

“Mundohen të më frikësojnë në mënyra të ndryshme që të mos flas. Kësaj këtu më telefoni avokati i Luanës. I thashë qartë: nëse do të më hedhësh në gjyq, vazhdo. Nuk kam pse të kem frikë, sepse nuk kam thënë që unë ta konsideroj të pavërtetë.

Komentet e mia lidhen me diskutimet rreth pranisë së Vjollcës në media dhe me zërat që qarkullojnë në opinionin publik, të cilët nuk i kam shpikur vetë. Unë kam thënë që Luana është një vajzë shumë e rëndësishme për të krijuar ‘Ferma VIP. Sa i intereson në Milano dhe çfarë është e parë, kam përmendur vetëm atë që flitet”, tha ai.

Por personazhi VIP që e paditi nuk ishte vetëm Luana Vjollca, pasi vetë gazetari njoftoi se është paditur edhe nga këngëtari Elgit Doda dhe partnerja e tij, Klea Huta, për të cilët deklaroi se janë ndarë dhe se Elgiti kishte nisur një romancë me një vajzë nga Lushnja.

Me tone ironike, gazetari shkroi në “InstaStory”, që çifti të mos merret me gazetarët, por me miqtë e vetë që kanë shpërndarë këto lajme.

“Më pëlqen fakti që ‘vipat’ kërkojnë të na hedhin në gjyq pse themi janë ndarë ose jo! Këshillë: Sa merreni me ne, merruni me kolegët tuaj që na japin këto lajme! Puç!”, shkroi gazetari, me nota ironie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME