Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje futbolli në një kalçeto në Vlorë, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Në një prononcim mjeku i urgjencës, Detjon Pashaj, rrëfeu momentin kur Ruanaj mbërriti në spital, por fatkeqësisht pa shenja jete.

Ai shtoi më tej se në raste të tilla, ndërhyrja është e pamundur dhe se nuk kanë informacion për sëmundje të tjera që mund të ketë pasur i ndjeri.

“Kam qenë unë mjek roje. Fatkeqësisht pacienti erdhi pa shenja jete, pa puls. Në momentin që pacienti vjen pa shenja jete është e pamundur. Nuk kemi informacion për sëmundje të tjera që mund të ketë pasur, ndaj theksoj se të gjitha grup moshat të diagnostikohen. Qofte edhe një vizitë te mjeku i familjes, apo konsulta te kardiologu”, u shpreh mjeku i urgjencës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME